Lidhje

Presidenti iranian bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit


Presidenti iranian i vijës së ashpër, Mahmoud Ahmadinexhad bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit dhe paralajmëroi vendet myslimane që njohin shtetin hebraik se ato do të mbulohen përjetë nga turpi.

Duke folur sot në Teheran, në një konferencë me titull “Bota pa Zionizmin”, Presidenti iranian u tha mijra studentëve se vendet ose udhëheqësit që njohin Izraelin do të përballen me zemërimin e botës myslimane.

Duke cituar fjalët e themeluesit të revolucionit islamik të Iranit, Ayatollah Komeini, ai tha se Izraeli duhet të fshihet nga harta.

Ai e quajti tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës një lojë për t’i bërë vendet myslimane të njohin Izraelin.

Në Uashington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se këto komente nënvizojnë shqetësimet e administratës së Presidentit Bush rreth synimeve bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG