Lidhje

Zyrtarët serbë arrestuan nëntë persona për vrasjen e 48 shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999


Zyrtarët serbë arrestuan nëntë persona, duke përfshirë 6 policë, për vrasjen e 48 shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Një zëdhënës i policisë serbe nuk e bëri të njohur identitetin e të dyshuarve. Policia tha se një numër fëmijësh dhe një grua 100-vjeçare ishin mes njerëzve të vrarë në Suharekë.

Trupat e tyre u transportuan në Serbi për t’u varrosur në një varrezë masive në Batajnicë afër Beogradit.

Këto janë arrestimet e para të bëra në Serbi që lidhen me varre të tillë masivë të cilët përmbajnë eshtrat e më shumë se 800 viktimave të konfliktit të Kosovës.

Në vitin 2001, qeveria reformiste e Serbisë njoftoi zbulimin e një sërë varrezash të tilla masive.

XS
SM
MD
LG