Lidhje

Gjyq në Zagreb për vrasjet në Srebrenicë


Një sërb i Kroacisë nuk e pranoi fajësinë nën akuzat se ai ishte mes anëtarëve të një grupi paraushtarak, që shikohet në një video-kasetë, duke ekzekutuar muslimanë nga Srebrenica.

Sllobodan Davidoviç nuk e pranoi fajësinë sot në fillim të gjyqit të tij në Zagreb. Ai nuk pranoi as fajësinë nën akuzat se torturoi ushtarë kroatë gjatë luftimeve që shpërthyen kur vendi shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991. Gjykata vendosi ta vazhdojë gjyqin në dhjetor.

Autoritetet kroate e arrestuan Davidoviçin në fillim të këtij viti pasi prokuroria e Hagës tregoi një video-kasetë të 6 anëtarëve të njësisë sërbe paraushtarake gjatë gjyqit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Video-kaseta i tregonte ata duke ekzekutuar 6 muslimanë nga Srebrenica në Bosnjen veri-lindore pasi forcat sërbe e futën nën kontroll qytetin para 10 vjetësh.

XS
SM
MD
LG