Lidhje

Izrael: Pesë vetë humbin jetën si pasojë e një sulmi vetëvrasës


Autori i një shpërthimi vetëvrasës goditi një treg në Izrael, duke vrarë të paktën 5 vetë dhe plagosur 30 të tjerë.

Grupi ekstremist palestinez Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në qytetin bregdetar Hadera.

Udhëheqësit ekstremistë thanë se shpërthimi u krye në shenjë hakmarrjeje për vrasjen të dielen nga Izraeli të një zyrtari të lartë të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor.

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbaz, e dënoi sulmin, duke thënë se ai dëmton interesat palestineze dhe përbën shkelje të marrëveshjes 8-muajshe për armëpushim. Sulmi u dënua edhe nga zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev.

Në Washington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, e cilësoi shpërthimin si një sulm të neveritshëm kundër civilëve. Ai tha se zyrtarët palestinezë duhet të bëjnë më shumë për t’u dhënë fund akteve të tilla të dhunës dhe për të çarmatosur ekstremistët

XS
SM
MD
LG