Lidhje

Presidenti Bush: Shtetet e Bashkuara duhet të jenë këmbëngulëse në Irak


Me rënien e mbështetjes për luftën në Irak, Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë këmbëngulëse dhe të përfundojnë misionin e tyre për të nderuar të rënët. Ai tha të shtunën në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se stërvitja e forcave irakiane të sigurisë dhe ndihma ndaj qeverisë së re do të ndihmojë në vendosjen e themeleve të paqes për brezat e ardhshëm. Presidenti Bush pranoi “sakrificën e madhe” që kërkon lufta e Irakut.

Numri i amerikanëve të vdekur kaloi numrin dymijë gjatë kohëve të fundit. Presidenti Bush tha se ushtarët e rënë në luftë kanë lënë një trashëgimi që do t’u krijojë brezave të ardhshëm të gëzojnë lirinë. Zoti Bush nuk e përmendi goditjen e djeshme ndaj administratës së tij, aktakuzën kundër shefit të kabinetit të nënpresidentit, Luis Libi, për dëshmi të rreme dhe akuza të tjera. //az//

XS
SM
MD
LG