Lidhje

India në gjendje gatishmërie të lartë pas shpërthimeve në Nju Delhi


Forcat e rendit në kryeqytetin e Indisë Nju Delhi janë në gjendje të lartë gadishmërie pas shpërthimeve të djeshme që lanë 61 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur. Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe po vazhdojnë kërkimet për autorët e sulmeve.

Tre bomba, një në autobuz dhe dy në dy tregje, shpërthyen dje në një hark kohor brenda disa minutash gjatë përgatitjeve për Festivalin e Dritave, një prej festave më popullore hindu.

Një grup i panjohur, i quajtur Inquilab – Revolucioni, mori përgjegjësinë. Ky grup ka lidhdje me organizatën terroriste kashmirase, me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taiba. Kryeministri i Indisë i cilësoi shpërthimet si akte terroriste.

Shtetet e Bashkaura i dënuan sulmet në Nju Delhi. Përmes një deklarate Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs, thotë se ato ishin një akt i ulët që qëllimisht goditi civilë të pafajshëm që po bëheshin gati për festën. Lufta kundër terrorizmit, tha ajo, është një përpjekje që zhvillohet në mbarë botën dhe Shtetet e Bashkuara, qëndrojnë pranë Indisë në këto momente.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan tha se u trondit nga krimi dhe u bëri thirrje autoriteve t’i nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Në Pakistan Minsitri i Informacionit i quajti sulmet një akt barbarizmi. Sulmet janë dënuar edhe nga një sërë vendesh të tjera.

XS
SM
MD
LG