Lidhje

SHBA: Anketë e re - mbështjetja e publikut për presidentin shënon rënie


Një anketë e re e opinionit publik tregon se mbështetja për presidentin Bush ka shënuar nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Vetëm 39 për qind e personave të anketuar nga gazeta Washington Post dhe rrjeti televiziv ABC thanë se e mbështesin punën që po bën presidenti.

Muajin e kaluar një anketë e ngjashme rezultoi se presidenti gëzonte një mbështetje në masën 42 për qind ndërsa në janar të këtij viti pas fillimit të mandatit të dytë, 52 për qind e të anketuarve shprehën mbështetje.

Anketa u zhvillua të premten dhe të shtunën me 600 amerikanë, pasi ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Luis Libi u akuzua për shkelje penale në lidhje me procesin për zbulimin e personit që nxori identitetin e një agjenteje të CIA-s. Po sipas anketës së fundit, 55 për qind e amerikanëve mendojnë se çështja Libi është tregues i problemeve më të thella etike në administratë. Ndërkaq 41 për qind e të anketuarve e shohin këtë rast si një inident të veçuar.

Anketa ka një luhatje gabimi prej 4 pikësh.

XS
SM
MD
LG