Lidhje

Gjermani: Përurohet në Dresden Katedralja e sapo-rindërtuar


Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në Dresden të Gjermanisë për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të katedrales historike të shekullit të 18-të, e cila u rindërtuar kohët e fundit, pasi ishte shkatërruar nga forcat aleate në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqës gjermanë dhe figura të larta nga vende të tjera morën pjesë në ceremoninë për përurimin e Kishës së Zonjës, në këtë qytet piktoresk që shtrihet në brigjet e lumit Elbë.

Projekti me vlerë 215 milion dollarë për rindërtimin e kupolës madhështore të kishës luterane filloi në vitin 1990 dhe u financua kryesisht me fonde të dhuruara. Autoritetet e Gjermanisë Lindore e rindërtuan Dresdenin pas Luftës së Dytë Botërore, por i lanë të paprekura rrënojat e kishës për të shërbyer si një përkujtimore.

Një natë e vetme bombardimesh në vitin 1945 nga forcat aleate e rafshuan Drezdenin duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 35 mijë personave. Historianët ende kanë mendime të kundërta lidhur me arsyet e sulmit ndaj këtij qyteti me vlera të shumta kulturore, por me rëndësi të vogël ushtarake.

XS
SM
MD
LG