Lidhje

Homazhe në Kongresin amerikan në nderim të Roza Parks


Trupi i simbolit të luftës për të drejtat civile, Rosa Parks, do të vendoset në sallën qendrore të Kongresit për t’i lejuar publikut të shprehë nderimet e tij. Presidenti Bush dhe zonja e parë Laura Bush do të kryesojnë një grup me ligjvënës që do t’i bëjnë homazhe trupit të zonjës Parks, e cila vdiq në Detroit në moshën 92 vjeçare.

Zonja Parks është e para grua dhe e dyta afrikano-amerikane që nderohet me një ceremoni të tillë në ndërtesën e Kongresit.

Rosa Parks u arrestua në vitin 1955, pasi nuk pranoi të ngrihej për t’i liruar vendin një të bardhi në një autobus në Montgomery të Alabamës. Incidenti u pasua me një bojkotim 1-vjeçar të transportit urban nga komuniteti zezak dhe u bë katalizator i një sërë ngjarjesh që sollën si rezultat nxjerrjen jashtë ligjit të ndarjes racore në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Parks do të varroset të mërkurën në Detroit.

XS
SM
MD
LG