Lidhje

Irak: Vriten të paktën 20 vetë në një shpërthim me bombë në Basër


Një shpërthim me makinë bombë sonte në qytetin Basra të Irakut të Jugut, shkaktoi vrasjen e të paktën 20 njerëzve dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve. Sipas njoftimeve të para, shpërthimi ndodhi në një lagje tregtare kur restorantet dhe dyqanet ishin plot me njerëz.

Ndërkaq, autoritetet thonë se 6 ushtarë amerikanë u vranë sot në Irakun qendror nga dy shpërthime të veçanta me bombë në anë të rrugës. Ndërsa në Irakun perëndimor, forcat amerikane ndërmorën një sulm para agimit afër Karabilas, duke shkatërruar dy shtëpi, që mendohet se përdoreshin nga kryengritësit. Zyrtarët amerikanë thanë se udhëheqësi i një celule të Al-Kaidës u vra nga sulmi.

Në deklaratën amerikane nuk flitej për viktima të tjera, por mjekët vendorë thanë se deri në 40 civilë humbën jetën, mes tyre 12 fëmijë. Ky pretendim i mjekëve nuk është vërtetuar nga burime të pavarura.

XS
SM
MD
LG