Lidhje

Tajlanda konfirmon një rast të ri të gripit të shpendëve tek njerëzit


Zyrtarët e shëndetësisë në Tajlandë thonë se kanë konfirmuar një rast të ri të gripit të shpendëve tek një grua që jeton në periferi në Bangkokut, duke e çuar në 20 vetë numrin e të infektuarve me virusin që prej dy vjetësh, kur u shfaq epidemia tek njerëzit në këtë vend.

Zyrtarët thonë se gruaja 50-vjeçare u shtrua në spital të shtunën, pasi analizat treguan se ishte infektuar me virusin e tipit H5N1, pasi kishte pastruar jashtëqitjet e pulave.

Gjetkë, zyrtarët vietnamezë po bëjnë thirrje për më tepër ndihma ndërkombëtare për të ndihmuar në luftën kundër gripit të shpendëve. Ata e bënë thirrjen në takimin që po mbehet në Australi të zyrtarëve të shëndetësisë dhe fatkeqësive të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit. Ndërkohë, zyrtarë të shëndetësisë nga vendet afrikane po zhvillojnë një takim sot në Ruandë, për të diskutuar mbi mënyrat e trajtimit të zogjve shtegëtarë që mund ta çojnë virusin edhe në kontinentin afrikan.

XS
SM
MD
LG