Lidhje

Amerikanët i bëjnë nderimet e fundit ikonës së të drejtave civile Rosa Parks


Në Uashington po zhvillohet një ceremoni përkujtimore për nder të zonjës Rosa Parks, gruas zezake simbol i luftës për të drejtat civile. Arkivoli me trupin e zonjës Parks, u dërgua sot nga selia e Kongresit për në një kishë të Uashingtonit.

Në ceremoni do të flasin personalitete të njohura të jetës publike amerikane. Pas ceremonisë, trupi i saj do të dërgohet përsëri në shtëpinë e saj në Detroit të shtetit Michigan.

Më shumë se 30 mijë njerëz kaluan para trupit në selinë e Kongresit për t’i dhënë asaj lamtumirën e fundit. Rosa Parks është’ gruaja e parë trupi i së cilës vendoset në Kapitol për homazhe.

Rosa Parks u arrestua në vitin 1955, pasi nuk pranoi të ngrihej për t’i liruar vendin një të bardhi në një autobus në Montgomery të Alabamës. Incidenti u pasua me një bojkotim 1-vjeçar të transportit urban nga komuniteti zezak dhe u bë katalizator i një sërë ngjarjesh që sollën si rezultat nxjerrjen jashtë ligjit të ndarjes racore në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG