Lidhje

Irak: Vritet vëllai i njërit prej nënpresidentëve të vendit


Persona të armatosur vranë vëllain e njërit prej dy nënpresidentëve të Irkaut dhe plagosën një zyrtar tjetër irakian në sulme të veçanta.

Zyrtarët thanë se këshilltari i kabinetit Ghalib Abdul Mehdi, vëllai i nënpresidentit shi’it Adel Abdul Mehdi, mbeti i vrarë kur persona të armatosur hapën zjarr kundër makinës së tij në Bagdad. Në këtë sulm mbeti i vrarë edhe shoferi i tij. Përgjegjësinë për sulmin e mori al Kaida në Irak.

Në një incident tjetër, policia thotë se zëvendës ministri i tregëtisë, Dawoud Hassan, u plagos gjatë një prite po në Bagdat.

Po dje, zyrtarët ushtarakë amerikanë njoftuan se një marins vdiq nga plagët që pësoi nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

Ndërkaq, presidenti i Irakut, Xhelal Talabani, bëri thirrje që vëllai nga nëna i Sadam Huseinit, Barzan Ibrahim al-Tikriti, të lirohet nga burgu në mënyrë që të kërkojë trajtim mjekësor për kancer. Ai po gjykohet së bashku me ish udhëheqësin irakian në lidhje me një sulm të vitit 1982 që la të vrarë 150 civilë irakianë.

XS
SM
MD
LG