Lidhje

Firmoset kontrata për ndërtimin e segmentit Lushnje-Fier


Në Shqipëri Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulëzim Basha firmosi sot kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Lushnje Fier, një nga segmentët kyc të korridorit 8 dhe atij veri-jug. Vlera e investimit të të gjithë rrugës është rreth 23 milion dollarë dhe financimi i punimeve dhe supervizionit është bërë nga qeveria italiane.

Për gjendjen në të cilën ndodhet infrastruktura rrugore, fillimi i punimeve për ndrtimin e një rruge të re, aq më tepër një autostrade sipas standarteve europiane, perben nje ngjarje te rendesishme ne jeten e vendit. Pas pak javësh një nga segmentet më të rëndësishëm të një prej arterieve kryesore do të nisë nga zbatimi.

Punimet e rruges Lushnje-Fier do të kryhen nga një kompani e njohur italiane Maltauro-Delma dhe do të supervizohen nga një tjetër kompani e njohur Sintagma. I gjithë projekti do të realizohet falë mbështetjes financiare të qeverisë italiane e cila me një fond prej më shumë se 25 milion euro ka realizuar projektimin e rrugës Lushnje-Fier madje dhe zgjatimin e saj deri në Vlorë si dhe ka dhënë edhe fondet e supervizionit po ashtu dhe për pjesën deri në Vlorë ndërkohë që për ndërtimin e kësaj pjese pritet një financim nga Banka europian për Investimet (BEI) dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Rruga e re do të jetë e gjatë 22 kilometra dhe e gjerë 22 metra me dy korsi për çdo drejtim. Ajo do të ndjekë fillimisht gjurmët aktuale dhe më pas do të kalojë në një drejtim tërësisht të ri. Projekti do të mbajë parasysh të gjitha standartet e adoptruara nga Bashkimi Europian për ndërtimin e rrugëve dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur. Në të janë parashikuar edhe mbikalime dhe nënkalime të ndryshme pranë qendrave të banuara.

Rruga Lushnje Fier do të bashkohet me autostradën aktuale dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancat drejt jugut të vendit. Ministri i Transporteve Lulëzim Basha e vlerësoi mjaft të rëndësishëm këtë projekt dhe uroi që të shërbejë si një sinjal për thithjen e investitorëve italianë edhe në veprat e tjera infrastrukturore të parashikuara në Shqipëri: "Ne e shikojmë praninë e kompanive Maltauro dhe Sintagma si praninë e dy flamur mbajtesve, bashkepunimi me te cilet ka nje rendesi te madhe per ti dhene sinjale pozitive bisnesit italian dhe per te plotesuar ate hendek që ekziston mes marredhenie politike, financiare e kulturore dhe shkembimit ekonomik mes dy vendeve tona".

Të njejtën gjë pohoi edhe ambasadori italian në Shqipëri Attilio Massimo Ianucci i cili disa herë është shprehur i pakënaqur nga prania e ulët e investitorëve të mëdhenj italian në Shqipëri, gjë për të cilën ai ka fajësuar edhe biznesin italian se nuk e njeh sa duhet vendin: "Uroj që në të ardhmen që vepra të tilla të realizohen nga investitorët italiane me paratë e tyre, sepse kjo do të thotë të kesh besim te Shqipëria”, tha ambasadori Ianucci.

XS
SM
MD
LG