Lidhje

Kryeministri francez de Vilpe thotë se qeveria nuk do të bëjë lëshime ndaj protestuesve


Kryeministri francez Domik de Vilpe tha se qeveria nuk do të lëshojë pe ndaj protestuesve që janë angazhuar gjatë javës së fundit në akte me dhunë në periferi të Parisit me popullsi kryesisht afrikano-veriore. Komenti i zotit de Vilpe erdhi pas takimit me ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë lidhur me krizën.

Policia u dërgua mbrëmë në nëntë lagje të Parisit, ndërsa të rinj të zemëruar gjuanin policinë me gurë, digjnin makina, autobusë dhe kazanë plehrash. Policia tha se të paktën katër herë ishte qëlluar ndaj oficerëve të saj dhe zjarrfikësve, por nuk është njoftuar për ndonjë të plagosur.

Autoritetet njoftuan për të paktën 9 të plagosur dhe 23 të arrestuar nga dhuna e fundit.

Dhuna filloi të enjten e kaluar pasi dy të rinj me origjinë afrikano-veriore i zuri korenti. Ata u fshehën në një central elektrik, pasi mendonin se po i ndiqte policia. Autoritetet mohojnë pretendimet se policia po i ndiqte të rinjtë.

XS
SM
MD
LG