Lidhje

Eshtrat e gjetura, të Kopernikut?


Arkeologët në Poloni thonë se kanë gjetur eshtrat e astronomit të shekullit të 16-të, Nikolla Kopernikut, i cili rrëzoi bindjen se Dielli rrotullohej rreth Tokës.

Ekipi i arkeologëve gjeti një kafkë në një varr nën dyshemenë e një katedraleje në qytetin Frombork.

Një laborator policie në Varshavë rindërtoi një fytyrë rreth kafkës Arkeologët thonë se ajo i shëmbëllen tepër një autoportreti të shkencëtarit.

Koperniku vdiq në moshën 70-vjeçare në vitin 1543. Ai ishte i pari shkencëtar me emër që kundërshtonte në atë kohë bindjen se Dielli rrotullohet rreth Tokës. //az//

XS
SM
MD
LG