Lidhje

Raste të reja të gripit të shpendëve në disa vende aziatike


Kina, Vietnami dhe Japonia njoftuan për shpërthime të reja të gripit të shpendëve, megjithë përpjekjet për frenimin e virusit.

Nga shpërthimi i fundit i virusit në Kinë, i zbuluar më 26 tetor, ngordhën rreth 9 mijë pula, gjë që i bëri zyrtarët të asgjësojnë rreth 370 mijë të tjera në një fshat të provincës Liaonin.

Në Vietnam, më shumë se 3 mijë shpendë kanë ngordhur ose janë asgjësuar këtë javë në tre fshatra të provincës Bac Giang në veri të kryeqytetit Hanoi.

Zyrtarët japonezë thanë po sot se do të asgjësojnë 180 mijë pula për shkak se në një fermë të prefekturës Ibaraki afër Tokios, u zbuluan shenja të virusit.

Ministrat e bujqësisë nga 17 vende afrikane që po takohen në Kigali të Ruandës thanë se do bëjnë thirrrje për ndihma ndërkombëtare në trajtimin e epidemisë.

Ndërsa nuk ka patur njoftime për llojin H5N1 të gripit të shpendëve në Afrikë, ekspertët druhen se epidemia mund të shkojë brenda disa javëve edhe atje, nëpërmjet zogjve shtegëtarë nga Evropa.

XS
SM
MD
LG