Lidhje

Irak: Udhëheqës suni thonë se po vriten civilë


Një operacion në shkallë të gjerë i forcave amerikane dhe irakiane në pjesën perëndimore të Irakut ka nxitur ankesa nga disa udhëheqës suni, të cilët thonë se në qytetin Husejbah po vritën civilë.

Në operacionin e koduar “Perdja e Çeliktë” që filloi të shtunën, marrin pjesë 2 mijë e 500 trupa amerikane dhe një mijë ushtarë irakianë. Synimi i operacionit është rivendosja e sigurisë përgjatë kufirit të pambrojtur mirë midis Irakut dhe Sirisë dhe shkatërrimi i rrjetit al-Kaida në Irak që vepron në luginën e lumit Eufrat.

Ndërkohë, të paktën 11 vetë u vranë kur persona të armatosur i zunë pritën një mikrobusi në Ballad Ruz, rreth 60 kilometra në verilindje të Bagdadit. Sipas një njoftimi, viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje që po kthehej nga një vizitë tek të afërmit me rastin e festës së Bajramit.

Po të shtunën, ushtria amerikane njoftoi se edhe tre ushatarë të tjerë mbetën të vrarë në incidente të veçanta në zona të ndryshme të Irakut, duke sjellë në të paktën 2 mijë e 45 numrin e amerikanëve të vrarë në atë vend. //az//

XS
SM
MD
LG