Lidhje

Francë: Trazirat e dhunshme hyjnë në ditën e dhjetë


Autoritetet franceze thonë se trazirat e dhunshme hynë në ditën e dhjetë me radhë në kryeqytet dhe periferitë e tij, si edhe në qytete larg Parisit.

Policia thotë se të shtunën në mbrëmje dhe të djelën u arrestuan rreth 70 vetë. Dy mijë e 300 forca të tjera policore u dislokuan të shtunën nëpër rrugët e rajonit përreth Parisit.

Zjarre të qëllimshme dëmtuan mbrëmë dy shkolla në Grigni, në jug të Parisit. Gjatë natës u shkrumbuan të paktën 600 makina dhe raste zjarresh të qëllimshme u njoftuan në qytete si Tuluza, rreth 600 kilometra më në jugperëndim.

Trazirat e dhunshme shpërthyen para më shumë se një jave, kur dy të rinj me prejardhje afrikano-verioreve, që mendonin se po ndiqeshin nga policia, u fshehën në një central elektrik dhe humbën jetën pasi ranë në korrent. Policia thotë se nuk po i ndiqte të rinjtë. //az//

XS
SM
MD
LG