Lidhje

Lavrov: E ardhmja e Kosovës duhet të përcaktohet me negociata


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se e ardhmja e Kosovës duhet të përcaktohet nëpërmjet negociatave të drejt për drejta mes saj dhe qeverisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

Zoti Lavrov tha se përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës nuk duhet të jetë i imponuar. Ai foli sot në Beograd pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviç.

Zoti Drashkoviç tha se vendi i tij është kundër ndryshimit të kufijve, që do të thotë se ai është kundër idesë që Kosova të bëhet vend i pavarur. Kosova ka qënë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara në nga viti 1999, kur NATO-ja ndërmori një fushatë sulmesh ajrore për të dëbuar forcat jugosllave dhe sërbe të sigurimit sëandejmi. Shumica shqiptare e Kosovës kërkon pavarësi të potë, ndërsa Serbia këmbëngul që ajo të mbetet pjesë e saj.

XS
SM
MD
LG