Lidhje

Shqipëri: Kryeministri Berisha shprehet me optimizëm për zgjidhjen e krizës energjetike


Ndërsa Korporata energjetike kishte njoftuar për ndërprerje drastike të energjisë të cilat vetëm për kryeqytetin janë parashikuar në mbi 10 orë në ditë dhe gati në 20 orë për disa qytete të tjera dhe fshatrat e vendit, kryeministri Berisha premtoi sot një përmirësim të kësaj situate: "Ne jemi shumë të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për të parandaluar kolapsin energjitik. Unë jam optimist. Sot do të ketë një përmirësim më shumë se 25 për qind me energji."

Duke folur përpara deputetëve të grupit të tij parlamentar, kryeministri bëri një pasqyrë të gjendjes: "Nga 50 deri në 150 do të jetë importi nga Rumania dhe Bullgaria. Pritet një përfundim pozitiv i bisedimeve në Serbi për të lejuar transmetimin ose edhe për të blerë direct. Jemi të bindur se edhe nga Turqia do të kemi një përgjigje positive. Do të blihet 200 milionë nga Italia sikundër sapo kam biseduar me kryeministrin e Maqedonisë i cili sapo më garantoi se do të bëjë çdo përpjekje që edhe Maqedonia të japë ndihmesën e vet."

Ndihma e Maqedonisë ka të bëjë me hapjet e portave për të rritur prurjet e lumit Drin furnizuesi I të gjitha hidrocentraleve kryesore të vendit, por edhe duke ia lënë Shqipërisë kuotat e saj të transmetimit nga Greqia; pasi përveç problemit të gjetjeve të sasisë së energjisë për blerje Shqipëria ka dhe problemin e transmetimit. Deri tani është shfrytëzuar vetëm linja e Greqisë e cila mund të përdoret në rast se do të bëhet e mundur blerja e energjisë nga Italia.

Linja me Serbinë do të ishte një kanal i dytë që mund të shfrytëzohej mjaft mirë për blerjet që po bëhen nga Bullgaria dhe Rumani. Ndërkohë që vizita e ministrit Genc Ruli në Ukrainë është mbyllur vetëm me një premtim. Duke qenë se ky shtet i ka mbyllur kontratat, është shprehur vetëm gatishmëria për të parë mundësitë e dhënies së një sasie emergjente. Importi është e vetmja rrugëdalje, duke qenë se siç ka pohuar dhe Ministri Ruli, propdhimi vendas për shkak të mungesës së reshjeve do të vijë duke u ulur. Në të vërtetë, hidrocentralet po punojnë me kapacitetin minimal për të ruajtur që niveli i ujit të mos prekë pikën e vdekjes.

XS
SM
MD
LG