Lidhje

Forcat amerikane dhe irakiane vazhdojnë ofensivën ndaj kryengritësve


Forcat amerikane dhe irakiane shkëmbyen zjarr sot për të tretën ditë me kryengritësit në kufirin me Sirinë, gjatë një operacioni që komandantët amerikanë thonë se synon të kufizojë hyrjen e armëve dhe të luftëtarëve në qendrat e populluara të Irakut.

Sipas autoriteteve amerikane, një marins u vra në luftimet e zhvilluara në qytetin Husaibah, nga të cilat gjetën vdekjen edhe 36 kryengritës. Një gazetar i rrjetit CNN pranë forcave të koalicionit citon një komandant të marinsave sipas të cilit janë vrarë 60 deri në 80 kryengritës.

Nuk ka njoftime për dëme në civilë në qytetin thuajse të braktisur. Zyrtarët thonë se forcat e koalicionit po kontrollojnë shtëpi më shtëpi dhe se kanë hasur në bomba të prodhuara në mënyrë artizanale në pika të ndryshme të zonës.

XS
SM
MD
LG