Lidhje

Vazhdon ofensiva e forcave amerikane dhe irakiane


Ushtria amerikane në Irak thotë se forcat e koalicionit kanë vrarë dy kryengritës dhe kanë kapur gjashtë të tjerë gjatë një sulmi sot në një shtëpi në afërsi të qytetit perendimor të Ramadit.

Në një deklaratë thuhet se forcat e koalicionit vepruan pasi morën informata nga qytetarë të shqetësuar në atë rajon dhe nga disa burime të tjera zbulimi.

Në një zhvillim tjetër, një zyrtar i lartë i sigurimit irakian dhe një policë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në qytetin jugor të Basrës.

Ndërkohë forcat amerikane dhe irakiane po vazhdojnë ofensivën e tyre kundër kryengritësve në qytetin Husaybah në afërsi të kufirit sirian ku zyrtarët thanë se një marins dhe 36 kryengritës janë vrarë që kur filloi operacioni të shtunën.

Të hënën, katër ushtarë amerikanë u vranë nga një shpërthim vetvrasës në një pikë kontrolli në jug të kryeqytetit irakian. 13 persona, përfshi gjashtë policë irakianë u vranë në sulme të veçuara në afërsi të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG