Lidhje

Francë: trazirat shkallëzohen megjithë vendosjen e ndalim-qarkullimit


Autoritetet franceze thanë se dhuna vazhdoi për të 13 natë në disa qytete megjithëse është vënë ndalim-qarkullimi gjatë natës por numri i sulmeve ka rënë ndjeshëm.

Zyrtarët thanë se turma të rinjsh dogjën më shumë se 600 makina në gjithë vendin, një numër më i vogël se natën e kaluar. Policia tha se 204 persona u arrestuan gjatë incidenteve të fundit, ku u angazhuan kryesisht të rinj myslimanë dhe afrikano-veriorë.

Një numër qytetesh kanë vendosur ndalim-qarkullimin gjatë natës. Në qytetin jugor të Lionit, zyrtarët u detyruan të mbyllnin gjithë sistemin e metrosë pasi një bombë flakë-hedhëse shpërtheu në një stacion mbrëmë. Nuk pati njoftime për të plagosur.

Ministri i brendëshëm Nicolas Sarkozi tha në Asamblenë Kombëtare se shtetasit e huaj që morën pjesë në incidente duhet të dëbohen nga Franca. Ai tha se ka urdhëruar zyrtarët rajonal të veprojnë.

XS
SM
MD
LG