Ushtria amerikane në Irak tha se forcat amerikane dhe irakiane përfunduan operacionet e pastrimit në qytetin e Husaibas që besohet të jetë pika kryesore për armë dhe luftëtarë të huaj. Ushtria tha sot se patrullimet dhe sulmet do të vazhdojnë të ndjekin kryengritësit e mbetur në këtë qytet në afërsi të kufirit sirian.
Nga sulmet me bombë dhe të shtëna në Bakuba dhe Bagdat u vranë të paktën shtatë persona. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu vdekjen e një marinsi në Irakun perëndimor.
Në një zhvillim tjetër avokati kryesor i Sadam Huseinit dhe shtatë ndihmësit e tij, thanë se grupi mbrojtës nuk do të shfaqet në sesionin e ardhshëm gjyqësor më 28 nëntor. Vendimi i tyre vjen një ditë pas vdekjes së anëtarit të dytë të grupit mbrojtës në më pak se tre javë. Nuk pati asnjë reagim nga gjykata e cila ka autoritetin të emërojë një grup të ri nëse avokatët nuk do të paraqiten në gjyq.