Lidhje

Sekretarja Kondolisa Rajs, vizitë të paparitur në Irak


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rice, u bëri thirrje shtetasve irakianë të lënë mënjanë dallimet sektare para zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit.

Sekretarja Rice bëri sot një vizitë të paparalajmëruar në Irak, ku zhvilloi bisedime me Kryeministrin Ibrahim al-Jaafari dhe udhëheqësit suni në Bagdad, ku ajo bëri thirrje për një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje, duke thënë se e ardhmja e Irakut është në shumë drejtime me rëndësi kyçe për të ardhmen e Lindjes së Mesme.

Zonja Rice u takua me irakianë vendas si dhe diplomatë amerikanë e oficerë në Mosul. Nga veprimet me dhunë sot në qytetin veriperëndimor të Kirkukut u vranë dy ushtarë amerikanë dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një zhvillim tjetër, në një deklaratë të partisë Baath të ish diktatorit të Irakut, Saddam Hussein, thuhet se këshilltari i tij i lartë ushtarak, Izzet Ibraim al-Douri, ka vdekur. Nuk ka patur ndonjë burim të pavarur që ta konfirmojë këtë njoftim.

XS
SM
MD
LG