Lidhje

Komisioneri i BE-së për zgjerim viziton Tiranën


Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Olli Rehn mbërriti sot në Tiranë në të parën vizitë të tij në Shqipëri, vetëm dy ditë pasi Komisioni europian miratoi raportin e progresit ku analizonte ecurinë e vendit drejt integrimit europian.

Komisioneri Rehn pati takime me autoritete më të larta shtetërore dhe politike të vendit si dhe mbajti një fjalim përpara parlamentit shqiptar. Zoti Rehn, rikonfirmoi përfundimin në të cilin ishte arritur dhe raportin për Shqipërinë duke vlerësuar përparimin e vendit. "Përfundimi ynë është se tashmë Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm i cili do të lejonte zbatimin e duhur të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kjo gjë hap rrugën për përfundimin e bisedimeve të kësaj marrëveshjeje.

Pas finalizimit të tekstit - shpjegoi ai – do ti rekomandoj Këshillit Europian përfundimin e marrëveshjes". Komisioni eruopian pritet që ta bëjë këtë rekomandim në pranverën e ardhshme, por gjatë klësaj kohe, sic tha dhe zoti Rehn , Shqipëria duhet të sigurojë një progres të vazhdueshëm. Eshtë thelbësore që për këtë Shqipëria të bindë jo vetëm Komisionin por edhe vendet anëtare se ajo është gati të fillojë zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Nëse më parë kjo fazë ishte një procedurë gati formale, tani, për shkak dhe të problemeve dhe dilemave të lindura në gjirin e Bashkimit europian, në rastin e Shqipërisë mund të shfaqen edhe vonesa.

Kështu që qeverisë shqiptare, përvecse të dëshmojë se po ecën drejt në rrugën e reformave dhe po plotëson rekjomandimet që janë bërë në raportin e progresit, i duhet të nisë dhe një fushatë të tërë diplomatike vecanërisht në kryeqytetet e rëndësishme të Europës dhe në ato shtete që kanë shfaqur një farë skepticizmi ndaj vetë procesit të zgjerimit. Pikërisht për këtë arsye kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të bëhen të gjithë përpjekjet e duhura. Mbyllja e bisedimeve për marrëveshjen ashtu sic theksoi dhe zoti Rehn nuk është fundi por fillimi i një etape të re. Komisioneri europian deklaroi në Tranë se Shqipëria vazhdon të vuajë një imazh jo pozitiv në fusha të tilla si korrupsioni. Ai u shpreh se në luftën ndaj këtij fenomeni nevojiten rezultate konkrete, por saktësoi se rastet e korrupsionit duhen trajtuar domosdoshmërisht sipas ligjeve dhe pavarësisht përkatësive partiake.

Lufta ndaj krimit të organizuar, reformat dhe forcimi i sistemit gjyqësor si dhe konsolidimit i institucioneve u konsideruan nga komisioneri euopian si sfidat kryesore për Shqipërinë. Tirana hap bisedimet me Bashkimin europian në janar të vitit 2003. Si në asnjë prej praktikave dhe eksperiencave të mëparshme, edhe me vendet e rajonit, këto bisedime zgjatën tre vjet me radhë. Madje me Maqedoninë marrëveshja e Stabilizim Asocimit u firmos në një kohë kur shteti fqinj ishte përfshirë në përledhje të armatosura me shqiptarët të cilët kërkonin respektimin dhe njohjen e të drejtave të tyre.

XS
SM
MD
LG