Lidhje

Olli Rehn: Bosnjë-Hercegovina duhet të reformojë strukturat kushtetuese


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Olli Rehn, thotë se autoritetet në Bosnjë-Hercegovinë duhet t’i reformojnë strukturat kushtetuese të përcaktuara në bazë të Marrëveshjes së Paqes në Dayton, e cila i dha fund konfliktit.

Zyrtari evropian tha se këto reforma do ta bënin Bosnjë-Hercegovinën një partner më të konsoliduar në negociatat mbi një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin e vendit në organizatë. Ai i bëri këto komente në Bruksel ku u takua me udhëheqës politikë të të tre komuniteteve të Bosnjës: kroatë, myslimanë dhe serbë, të cilët po shqyrtojnë reforma të mundshme kushtetutore.

Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995 e la Bosnjën të ndarë në dy nën-shtete, Republikën Serbe dhe Federatën Myslimano-kroate. Bashkësia ndërkombëtare ka sugjeruar krijimin e strukturave më të efekshme shtetërore të cilat do të përmirësonin funksionin e qeverisë qendrore të vendit. //az//

XS
SM
MD
LG