Lidhje

Anan viziton Irakun


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, bëri shtunën një vizitë të papritur në Irak, duke mbërritur aty vetëm disa minuta para shpërthimit të një bombe në një treg të kryeqytetit, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 5 të vetëve.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Ibrahim al-Xhafari në Bagdat zoti Anan shprehu mbështetje për një konferencë ripajtimi kombëtar të propozuar nga Lidhja Arabe që do të zhvillohet në Kajro, duke thënë se pajtimi është absolutisht jetik për Irakun.

Kjo është vizita e parë e zotit Anan në Irak qëkur forcat ushtarake, më në krye ato amerikane, rrëzuan Sadam Huseinin në prill të vitit 2003.

Të premten Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs ishte në Irak dhe u bëri thirrje autoriteteve vendase të lënë mënjanë ndarjet dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të parashikuara për muajin e ardhshëm. //az//

XS
SM
MD
LG