Lidhje

Jordania arreston gruan që do të ishte vetvrasësja e katërt në sulmet në hotele


Qeveria jordaneze thotë se ka arrestuar atë që mendohet se do të ishte vetvrasësja e katërt në sulmet e së mërkurës në tre hotele ndërkombëtare në Amman. Zëvendës-kryeministri thotë se personi i ndaluar është gruaja e një prej autorëve vetvrasës. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Challiss McDonought sjell më shumë hollësi.

Zëvendës-kryeministri jordanez, Marwan Muasher thotë se autoritete kanë arrestuar një grua e cila do të ishte autorja e katërt e sulmeve me bombë. Ai tha se të mërkurën, ajo shoqëroi burrin e saj për në hotelin Radison, ku po bëhej një dasëm. Të dy kishin veshur brezë me eksplozivë por i saji dështoi të shpërthente.

Zëvendeskryeministri tha se që të dy ishin të veshur si dasmorë gjë që lë të kuptohet se ata e dinin se objektiv i sulmit ishte dasma. "Të dy kishin veshur breza me eksplozivë. Gruaja e tij provoi të shpërthente veshjen e saj pasi ata u futën në sallën e dasmës, por i dështoi. Burri i saj i kërkoi që ajo të largohej nga dasma. Pasi ajo u largua, ai shpërtheu me sukses eksplozivin që mbante veshur".

Zoti Muasher, tregoi fotografi të brezit me eksplozivë që kishte veshur gruaja, e cila ishte mbushur me saçme kuzhinetash që do të shërbenin si cifla. Zoti Muasher nuk tha se ku dhe si ishte arrestuar gruaja në fjalë. Ai e identifikoi atë si Sajida Mubarak Atrous al-Rishawi, motra e një ekstremisti të vrarë të al-Qaidës nga provinca Anbar e Irakut. Zoti Muasher tha se vëllai i saj, i cili ishte vrarë në Fallujah, kishte qënë krahu i djathtë i Abu Musab al-Zarqawit, kreut të al-Qaidës së Irakut që mori përgjegjësinë për shpërthimet në hotelet e Jordanisë. Burri i saj, personi që kreu sulmin vetvrasës në hotelin Radison, u identifikua si Ali Hussein al-Shimeri.

Dy personat e tjerë ishin Safar Mohammed Ali dhe Rawadd Jasim Mohammed Abid. Ai tha se të gjithë ishin irakianë. Sulmet vetvrasëse në hotelet Radisson, Grand Hayatt dhe Days Inn, lanë 57 të vrarë dhe ngjallën protesta të zemëruara në rrugët e Jordanisë.

XS
SM
MD
LG