Lidhje

Irani hedh poshtë njoftimin e publikuar në Nju Jork Tajms


Irani hodhi poshtë njoftimin e një gazete amerikane që thotë se zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë mijëra faqe dokumentash që provojnë se Teherani po përpiqet të prodhojë bombën bërthamore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane i quajti akuzat qesharake. Gazeta New York Times shkruan sot se dokumentat ishin marrë nga një kompjuter i një agjenti në Iran dhe u janë treguar zyrtarëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në korrik.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore dhe kërkon që agjencia t’ja referojë çështjen Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme. Bordi i agjencisë do ta shqyrtojë kërkesën gjatë takimit të tij më 24 nëntor.

XS
SM
MD
LG