Lidhje

Irak: Vazhdon operacioni Perdja e Hekurt


Trupat amerikane dhe irakiane kryen sulme ajrore në luginën e lumit Eufrat, duke vrarë 37 kryengritës. Autoritetet ushtarake amerikane thanë se sulmet ajrore të forcave të koalicionit goditën një qytet të vogël perëndimor afër kufirit me Sirinë. Zyrtarët thanë se 25 kryengritës të tjerë u kapën.

Sulmet e sotme ajrore ishin pjesë e operacionit "Perdja e Hekurt", që filloi javën e kaluar për të ndaluar vërshimin e kryengritësve dhe të pajisjeve të tyre nga Siria para zgjedhjeve parlamentare të muajit të ardhshëm.

Në qendër të Bagdatit, autoritetet thanë se dy roje jug-afrikane të sigurimit humbën jetën nga shpërthimi i një makine bombë afër zonës së gjelbërt të fortifikuar rëndë, ku kanë selinë qevertia irakiane, forcat amerikane dhe shumica e misioneve të huaja. Tre të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, në qytetin perëndimor të Ramadit, policia tha se një bombë në anë të rrugës shpërtheu pak pasi një autokolonë amerikane kaloi aty. 5 veta u vranë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën nga ky shpërthim. ***

XS
SM
MD
LG