Lidhje

Grupi Politik i Delegacionit të Kosovës paraqet tri dokumente


Grupi Politik-Strategjik i Delegacionit të Kosovës për bisedimet rreth statusit të saj, ka përgatitur tri dokumente që do t'i dërgohen për miratim ekipit të negociuesve.

Pas mbledhjes se sotme te grupit politik që u mbajt me dyer të mbyllura, është bërë e ditur se këto dokumente përfshijnë pikat themelore të Pozicionit të Delegacionit të Kosovës rreth procesit të zgjidhjës së statusit final të Kosovës, pastaj struktura organizative e grupeve punuese të ekspertëve dhe segmenti logjistik i organizimit të punës së grupit politik/strategjik dhe të grupeve punuese.

Grupi Politik, që përbëhet nga përfaqësuesit e forcave kryesore politike në Kosovë, është themeluar nga ekipi i negociuesve për statusin e Kosovës dhe ai ka për detyrë të hartojë platformën e bisedimeve.

Miratimi i tij ka ndikuar në zbutjen e mospajtimeve të thella që kanë karakterizuar fillimin e përgatitjeve për bisedimet rreth statusit të Kosovës. Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa një shtytje këtij fillimi pritet t'i japë vizita e të dërguarit të posacëm të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari i cili pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin më 21 nëntor.

XS
SM
MD
LG