Lidhje

Ambasadorja Ris: Udhëheqësit fetarë mund të japin ndihmesë në luftën kundër trafikut të njerëzve


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Marsi Ris, tha sot se përveç qeverisë apo institucioneve të tjera jo shtetërore, udhëheqësit fetarë mund të japin një ndihmesë të veçantë dhe të rëndësishme në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Duke folur në Konferencën Ndërfetare për të luftuar trafikimin e personave, ambasadorja Ris tha se udhëheqësit fetarë hyjnë në komunitetet ku gratë dhe fëmijet joshen me anë premtimesh të rreme nga trafikantët dhe ata mund të flasin mbi tema tabu në një mënyrë të tillë, që njerëzit t’i dëgjojnë.

Sipas ambasadores amerikane udhëheqësit fetarë janë në pozitën për të paralajmëruar e mbrojtur, apo për t’u përjekur për shërim aty ku parandalimi dështon. Zonja Ris u shpreh se udhëheqësit fetarë, më mirë se kushdo tjetër, kuptojnë nevojat materiale, shpirtërore dhe arsimore, si dhe kulturën dhe veçoritë delikate të komuniteteve të cilave u shërbejnë.

Qeveria njofton dyfishimin e importimit të energjisë

Qeveria shqiptare njoftoi, se duke nisur që nga dita e nesërme do të dyfishohet importi i energjisë elektrike.Sipas Ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë, nga 4 milionë kilovat orë, importi do të arrijë në 8 deri 10 milionë, duke shfrytëzuar kështu të gjithë kapacitetin e mundshëm të linjave të transmetimit.

Falë rritjes si importit do të reduktohen edhe kufizimet drastike të zbatuara nga Korporata Energjitike në ditët e fundit. Sipas ministrit Ruli, ndërprerjet me energji mund edhe të përgjysmohen. Sasitë e energjisë që po blihen nga jashtë do të përdoren sipas zotit Ruli, me shumë kujdes për të ruajtur edhe rezervat hidrike të vendit, të cilat aktualisht janë në nivele kritike.

XS
SM
MD
LG