Lidhje

Ndërsa dhuna në Francë ka rënë, po shtohet debati për zgjidhjen e shkaqeve që çuan në trazirat e dhunshme

  • Lisa Brajënt

Pas gati 3 javë dhune që filloi në një lagje të varfër, banorët e Clichy-sous-Bois po përpiqen tani të rindërtojnë jetën në komunitetin e tyre. Prindër, mësues dhe ligjvënës vendor, u mblodhën për një kafe në mengjes. Mes tyre kishte edhe punonjës të shërbimeve sociale si 40 vjeçarja Laurence Ribeaucourt, e cila punon në një kolegj.

Zonja Ribeaucourt thotë se ajo dhe arsimtarë të tjerë po punojnë për të përmirësuar mundësitë për edukimin e të rinjve në lagje të tilla të Parisit, ku dominojnë apartamentet e subvencionuara nga shteti dhe ku ndërtesat janë të mbushura me mbishkrime grafiti. Zonjën Ribeaucourt tregon se nuk mbeti e habitur nga shpërthimi i dhunës.

Incidentet filluan nga vdekja aksidentale e dy të rinjëve me origjinë afrikane në fund të tetorit. Kjo ngjarje shkaktoi dhunë gjatë natës që u përhap edhe në pjesë të tjera të Francës. Ajo vazhdon edhe sot, megjithëse niveli i rebelimit ka rënë që kur qeveria franceze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Tani qeveria e qendrës së djathtë në Francë po kërkon një zgjidhje jo thjeshtë për të ndalur dhunën. Kryeministri Dominique de Villepin parashtroi një seri nismash sociale për të luftuar shkaqet e dhunës, përfshirë caktimin e më shumë mësuesve dhe ndihmave të tjera për shkollat me nevoja më të mëdha në vend. Arsimtarët dhe ekspertët janë ankuar për një kohë të gjatë se shkollat në zonat e prapambetura janë djepi i dhunës.

Francoise Lorcerie është eksperte për arsimin në Qendrën Kombëtare për Studime Shkencore. Ajo thotë se në shumicën e zonave më të prapambetura të Francës gjendja në disa shkolla është katastrofike. Këto shkolla të japin idenë e getove, thotë ai. Në disa raste 50 përqind e fëmijëve shkëputen nga shkolla në moshën 16 vjeçare, që është edhe mosha më e re ligjore kur lejohet një gjë e tillë.

Një studim i fundit tregon se niveli i ndjenjës së pasigurisë në shkolla është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, veçanërisht në shkollat e mesme të zonave të prapambetura. Në vitin 2003 një libër që ngjalli polemika, i titulluar Territoret e Humbura të Republikës, përshkruan anti-semitizmin, racizmin dhe seksizmin që është i pranishëm në shkollat me një përqindje të lartë të studentëve me origjinë arabe.

Laurence Ribeaucourt, punonjësja e shërbimit social në Clichy-sous-Bois, thotë se shkolla e saj ka ofruar klasa dhe programe të veçanta për studentët që kanë probleme. Por financimi për kurse të tilla do të ndërpritet vitin e ardhshëm. Ka edhe shqetësime të tjera. Mësuesit në zonat me të ardhura të ulta janë të mbingarkuar dhe gjejnë pak kohë për t’u takuar me prindërit rreth problemeve të fëmijëve të tyre. Punonjësit e arsimit dhe zyrtarët vendorë thonë se kanë paralajmëruar për vite të tëra.

Tani përleshjet në Francë po tërheqim vëmendje të re tek problemet me të cilat përballen shkollat në zonat e trazuara. Por në Clichy-sous-Bois dhe gjetkë, shumë janë skeptikë se qeveria do të ofrojë më shumë sesa një zgjidhje afatshkurtër për krizën e arsimit.

XS
SM
MD
LG