Lidhje

Sulm vetëvrasës në Kandahar


Autoritetet në Afganistan thanë se një autor sulmesh vetëvrasëse e drejtoi sot veturën e tij plot me eksploziv në një autokolonë të forcave amerikane dhe afgane në qytetin e Kandaharit.

Zyrtarët vendorë thanë se të paktën tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se nuk ka patur njoftime të menjëherëshme për viktima në radhët e forcave amerikane. Forcat afgane dhe amerikane rrethuan zonën e shpërthimit në qendër të Kandaharit – dikur bazë e regjimit të përmbysur Taleban.

Kryengritësit taleban dhe aleatët e tyre kanë shtuar kohët e fundit sulmet, veçanërisht në lindje dhe jug të vendit. Një ushtar amerikan dhe një anëtar gjerman i forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të drejtuara nga Natoja u vranë këtë javë në sulme të veçanta në lindje të Afganistanit dhe në Kabul.

XS
SM
MD
LG