Lidhje

Qeveria irakiane: incidenti i abuzimit të të burgosurve suni i zmadhuar


Ministri i Brendshëm irakian Bayan Xhabër tha se njoftimet për torturimin e të burgosurve suni në një burg të fshehtë të Bagdadit janë të zmadhuara. Zoti Xhabër tha se 7 të burgosur kanë shenja abuzimi dhe se autorët e këtyre abuzimeve do të japin llogari.

Zoti Xhabër i përshkroi njerëzit që po mbahen në Qendren e të burgosurve si terroristë të rrezikshëm. Ai hodhi gjithashtu poshtë thëniet se të gjithë të burgosurit janë arabë suni dhe tha se në këtë qendër ndodhen edhe myslimanë shiitë.

Ushtarët amerikanë thonë se vetëm tre nga pothuajse 170 personatg që ndodhen në burg e kanë identifikuar veten si shiitë. Udhëheqësit politikë suni po kërkojnë zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare rreth njoftimeve për abuzime dhe kanë njoftuar se në drejtimin e burgut ka gisht organizata shiite Badr.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se të mërkurën një bombë shkaktoi vdekjen e një marinsi amerikan afër qytetit Haditha.

XS
SM
MD
LG