Lidhje

Petersen: Rezoluta i jep mandat delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin


Kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës, Sorren Jessen Petersen e ka konsideruar rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Kosovës si një rezolutë që i ka dhënë mandat delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin përfundimtar, si bazë për platformën e tij për bisedime.

Duke e parë si të tillë, “Asambleja ka marrë në mënyrë të përshtatshme përgjegjësinë e vet”, -ka thënë zoti Petersen, i cituar nga zyra e tij e shtypit. Zoti Petersen ka thënë gjithashtu se tani është koha që udhëheqësit politikë të Kosovës të shpejtojnë përgatitjet për procesin e statusit, veçanërisht, duke patur parasysh, ardhjen e të dërguarit të posaçëm Marti Ahtisari të hënën. “Unë pres që udhëheqësit të respektojnë angazhimet e tyre, për ta bërë këtë proces sa me përfshirës që të jetë e mundur”,- tha kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës.

XS
SM
MD
LG