Lidhje

Diplomatët thonë se Irani ka rifilluar përpunimin e uraniumit


Diplomatët thonë se Irani ka filluar një raund të ri të përpunimit të uraniumit, me gjithë thirrjet ndërkombëtare që ai të ndalojë punën e ndieshme në fushën bërthamore.

Zyrtarë të afërt me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike konfirmuan dje se kishte filluar procesi i përpunimit, hapi i parë drejt prodhimit të lëndës djegëse bërthamore.

Irani kreu një raund të mëparshëm të kësaj veprimtarie bërthamore në gusht, duke shtyrë Bashkimin Evropian të ndërpriste bisedimet me Republikën Islamike rreth programit të saj bërthamor.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të prodhojë fshehurazi armë bërthamore dhe ka bërë thirrje që çështja iraniane t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Agjencia e OKB-së për energjinë atomike do të mblidhet javën tjetër për të shqërtuar këtë kërkesë.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqesore dhe ka për synim vetëm të prodhojë energji elektrike.

XS
SM
MD
LG