Lidhje

Dy të plagosur nga shpërthimi në Shterpcë


Zyrtarët në Kosovë njoftojnë se nga shpërthimi në një treg perimesh në Shtërpcë u plagosën të paktën dy veta.

Zyrtarët në pjesën jugore të Kosovës dyshojnë se fjala është për një lëndë të vogël shpërthyese që është hedhur sot në mëngjes në tregun e perimeve në Shtërpcë.

Policia tha se midis të plagosurve është një serb dhe një shqiptar dhe ka njoftime të pavërtetuara për të plagosur të tjerë. Zona e Shtërpcës është e banuar kryesisht nga serbë.

XS
SM
MD
LG