Lidhje

Kosovë: Kreu i UNMIK-u thekson nevojën e pjesëmarrjes të të gjitha komuniteteve në procesin e statusit


Administrata ndërkombëtare në Kosovë tha mbrëmë se pjesëmarrja aktive e të gjitha komuniteteve në procesin politik në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë moment kritik. Shefi i kësaj administrate Sorren Jessen Petersen, tha në një takim me përfaqësues të pakicave, se UNMIK-u do të vazhdojë të kërkojë që presidenti i vendit Ibrahim Rugova të përfshijë të gjitha komunitetet në grupin negociator për bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Përfaqësuesit e pakicave kanë ngritur një numër çështjesh që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në procesin e diskutimeve për statusin dhe një numër shqetësimesh që kanë të bëjnë me sigurinë dhe të drejtën e përdorimit të gjuhëve të tyre.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Soren Jessen Petersen kërkoi mbrëmë që grupi negociator i Kosovës për bisedimet për statusin përfundimtar të saj të jetë shumë i qartë në atë se si e sheh të ardhmen shumëetnike të Kosovës.

Zoti Petersen i cili i bëri këto komente në një takim me përfaqësues të pakicave në Kosovë tha se UNMIK-u do të vazhdojë të kërkojë që presidenti Ibrahim Rugova të përfshijë të gjitha komunitetet në grupin negociator.

Zoti Petersen ka përkujtuar se të hënën në Prishtinë mbërrin i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari dhe ka shtuar se pjesëmarrja aktive e të gjitha komuniteteve në procesin politik në Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë moment kritik. Zoti Ahtisaari do të takohet me përfaqësuesit e pakicave gjatë vizitës së tij në Prishtinë, për të kërkuar përgjigje për mirëqenien e pakicave në të ardhmen në Kosovë, është shprehur zoti Petersen.

Përfaqësuesit e pakicave kanë ngritur një numër çështjesh që kanë të bëjnë me përfshirhjen e tyre në procesin e diskutimeve për statusin dhe një numër shqetësimesh që kanë të bëjnë me sigurinë dhe të drejtën e përdorimit të gjuhëve të tyre.

Ata kanë shprehur gjithashtu shpresën që do të jenë gjithashtu pjesë e një shteti funksional ku komunitetet pakicë do të kenë të njëjtat të drejta si shumica siç janë shprehur ata.

Pakicat nuk përfaqësohen në grupin negociator të Kosovës. Përveç pakicës serbe, përfaqësuesit e pakicave të tjera kanë shprehur shpresën se do të përfaqësohen të paktën në grupet punuese, ndërsa pakica serbe nuk dihet ende nëse do të jetë delegacion i tretë në bisedime, apo do të jetë pjesë e delegacionit të Beogradit.

XS
SM
MD
LG