Lidhje

Shtëpia e Bardhë shpreh habinë me thirrjen e një demokrati për tërheqjen e menjëherëshme nga Iraku


Shtëpia e Bardhë thotë se është çuditur nga thirrja e njërit nga anëtarët kryesorë demokratë të Kongresit për tërheqjen e menjëhershme të trupave amerikane nga Iraku.

Në një deklaratë të nxjerrë dje vonë, Shtëpia e Bardhë thotë se anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Murtha, nuk ka shpjeguar sesi tërheqja nga Iraku e bën Amerikën më të sigurt.

Dje, ligjvënësi Xhon Murtha e cilësoi luftën si një politikë të gabuar të veshur me iluzion, e cila vë në rrezik të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Në një konferencë shtypi në Uashington, ligjvënësi nga Pensilvania argumentoi se misioni për përmbysjen e Sadam Huseinit nga pushteti ka përfunduar dhe se vazhdimi i pranisë së trupave amerikane në Irak është një katalizator për dhunë.

Zoti Murtha është veteran i luftës në Vietnam, i cili fillimisht votoi për luftën në Irak. Ai ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj demokratë të presidentit dhe Shtëpia e Bardhë e shikon atë si një veteran të respektuar.

Disa udhëheqës të Partisë Demokratike të zotit Murtha thanë se përgjithësisht ata pajtohen me kritikat e tij, por jo me thirrjen për tërheqjen e menjëhershme.

XS
SM
MD
LG