Lidhje

Fillon takimin dy-ditor i APEC-ut mes protestash


Udhëheqësit e 21 vendeve anëtare të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azipaqësorit filluan takimin dy-ditor në Korenë e Jugut, mes protestave të dhunshme përpara vendit të takimit.

Anëtarët e APEC-ut po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të tregojë fleksibilitet në bisedimet e tregtisë botërore. Në takim foli edhe Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, i cili tha se udhëheqësit e Azipaqësorit janë të një mendimi, se veprimet e Bashkimit Evropian janë jetike për suksesin e bisedimeve të muajit të ardhshëm të Organizatës së Tregtisë Botërore në Hong Kong. Komente të ngjashme bënë sot edhe udhëheqësit e Australisë dhe Tailandës.

Udhëheqësit e APEC-ut, mes tyre edhe Presidenti Bush, pritet të nënshkruajnë nesër një deklaratë, që i bën thirrje pjesëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë të trajtojnë çështjen e subvencioneve për bujqësinë, që ka mbetur në vend. Ndërsa mbahen bisedimet, nën masa të rrepta sigurie, jashtë ndërtesës mijëra njerëz protestonin për një varg çështjesh, mes të tjerash, liberalizimi i tregtisë. Policia u përpoq t’i shpërndante me pompa me ujë qindra protestuesit që qëllonin me gurë drejt saj.

XS
SM
MD
LG