Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve hedh poshtë rezolutën për tërheqje nga Iraku


Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë një rezolutë ku bëhej thirrje për tërheqjen e menjëhershme të trupave amerikane nga Iraku në një votë që demokratët e cilësuan si manovër politike.

Republikanët e paraqitën mbrëmë me shpejtësi rezolutën në përpjekje për t’i detyruar demokratët të bënin të qartë zyrtarisht qëndrimin e tyre në se e mbështesnin tërheqjen e menjëherëshme të tupave.

Republikanët e bënë këtë lëvizje pasi ligjvënësi demokrat John Murtha, një veteran i Luftës së Vietnamit, bëri thirrje për një largim sa më të shpejtë të forcave amerikane nga Iraku. Votimi i së premtes pasoi disa orë debatesh të ashpra midis republikanëve dhe demokratëve. Me 403 vota kundër dhe vetëm 3 pro rezoluta dështoi.

Shumica e demokratëve u bashkuan kështu me republikanët për të mos kërkuar tërheqjen e trupave nga Iraku.

XS
SM
MD
LG