Lidhje

Presidenti Bush hedh poshtë thirrjet e demokratëve për tërheqje nga Iraku


Presidenti Bush hodhi poshtë thirrjen e demokratëve për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, duke thënë se një veprim i tillë do t’i bënte Shtetet e Bashkuara më pak të sigurta.

Por ligjvënësi demokrat John Murtha thotë se vazhdimi i pranisë ushtarake amerikane në Irak ka bërë që të shtohet terrorizmi dhe paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme.

Zoti Murtha tha sot gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC se ai ka hartuar një plan për ridislokimin e trupave dhe për t’u dhënë irakianëve më shumë kompetenca në fushën e sigurimit.

Javën e kaluar ligjvenësi Murtha bëri thirrje për tërheqjen sa më të shpejtë të trupave nga Iraku. Komentet e tij u bënë shkas për një debat intensiv dhe u pritën me kritika të ashpra nga ligjvënësit republikanë dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Por presidenti Bush tha sot se ndërsa nuk pajtohet me zotin Murtha, ai e kupton se ligjvënësi kërkon një tërheqje të kujdesshme dhe të menduar mirë. Zot Bush e cilësoi ligjvenësin, që është veteran i luftës së Vietnamit, si një përkrahës të fuqishëm të ushtrisë amerikane.

XS
SM
MD
LG