Lidhje

Presidenti Bush përfundon turneun aziatik


Presidenti Bush po kthehet në Shtetet e Bashkuara, pas vizitës së tij në Mongoli, ku shprehu mirënjohje për mbështetjen që ky vend aziatik i dha luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Në një fjalim para anëtarëve të Parlamentit dhe figurave të tjera të larta në Pallatin Qeveritar sot, presidenti Bush vlerësoi mongolasit për përpjekjet e tyre për të rrëzuar ish-qeverinë komuniste që sundonte në vend. Ai e krahasoi rrëzimin e komunizmit me luftën globale kundër terrorizmit, duke thënë se Mongolia i qëndron pranë Shteteve të Bashkuara për kauzën e lirisë.

Në një takim me presidentin Nambarin Enkbajar, dy udhëheqësit ritheksuan miqësinë e gjatë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Mongolisë. Ata ranë dakort të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër krimit ndërkombëtar. Dy udhëheqësit gjithashtu ranë dakort të nxisin marrëdhëniet tregtare dhe investimet dy-palëshe.

Mongolia ishte ndalesa e fundit e turneut aziatik të presidentit Bush gjatë të cilit ai vizitoi edhe Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.

XS
SM
MD
LG