Lidhje

Marrëveshje SHBA-BE për të tërhequr ankesën ndaj Iranit


Diplomatët e Agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara thonë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë rënë dakord të tërheqin kërkesën për t’ia referuar Iranin Këshillit të Sigurimit për sanksione.

Diplomatët, të cilët komentuan me kusht që të mos identifikoheshin, thanë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe ata evropianë ranë dakord për këtë shtyrje për t’i dhënë më shumë kohë Rusisë që ta bindë Iranin të bëjë kompromis lidhur me veprimtaritë e tij bërthamore. Ata i bënë deklaratat sot, para një takimi këtë javë të bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Vjenë. Perëndimi e akuzon Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, akuzë të cilën Irani e hedh poshtë.

Ndërkaq, Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, thotë se Irani duhet të plotësojë detyrimet e tij dhe t’i lejojë inspektorët ndërkombëtarë që të vizitojnë objektet e tij bërthamore. Të djelën, parlamenti iranian votoi që t’i ndalojë vizita të tilla, në qoftë se Irani i referohet Këshillit të Sigurimit për sanksione.

XS
SM
MD
LG