Lidhje

Nënpresidenti Çejni hedh poshtë thirrjet për tërheqje nga Iraku


Nënpresidenti amerikan, Dick Cheney, thotë se një tërheqje e parakohëshme e trupave amerikane nga Iraku do të ishte fitore për terroristët dhe një sfidë për sigurimin kombëtar amerikan. Në një fjalim që mbajti sot në Uashington, zoti Cheney iu përgjigj kritikëve, duke përfshirë edhe ligjvënësin demokrat, John Murtha, i cili thotë se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Irak ka shtuar terrorizmin dhe mungesën e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Thirrja javën e kaluar e zotit Murtha për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku ngjalli një debat intensiv dhe u bë shkak për kritika të ashpëra nga ligjvënës republikanë dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Cheney e quajti sot zotin Murtha një njeri të mirë dhe patriot. Por nënpresidenti theksoi edhe një herë se është e pandershme dhe e papranueshme që disa senatorë amerikanë të thonë se Presidenti Bush e keqinformoi popullin amerikan për ta futur vendin në luftë në Irak.

XS
SM
MD
LG