Lidhje

Kancelaria Merkel: Marrëdhëniet amerikano-gjermane do të përmirësohen


Udhëheqësja e re e Gjermanisë, Anxhela Merkel, shprehu besimin se marrëdhëniet midis vendit të saj dhe Shteteve të Bashkuara do të përmirësohen, por shtoi se qeveria e saj e re nuk do të bashkohet me Naton në programin stërvitor për oficerët e ushtrisë irakiane në Irak.

Në komentet pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Scheffer, zonja Merkel tha se beson se marrëdhëniet amerikano-gjermane mund të forcohen më tej. Lidhjet mes dy vendeve u keqësuan kur paraardhësi i zonjë Merkel, kancelari Gerhard Shrëder, kundërshtoi fuqishëm ndërhyrjen në Irak.

Kancelarja e re e përshkroi Natos si një organizatë ku vendet anëtare drejtohen pikë së pari në diskutimin e çështjeve shqetësuese politike. Por ajo shtoi se Gjermania do të vazhdojë politikën e stërvitjes së trupave ushtarake irakiane jashtë Irakut. Më parë zonja Merkel dhe Presidenti i Francës, Zhak Shirak, riafirmuan lidhjet e ngushta mes të dy vendeve.

Të dy udhëheqësit u takuan sot në Paris, pasi zonja Merkel bëri vizitën e saj të parë jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG