Lidhje

Sot në Irak: Vriten të paktën 16 vetë në një sulm vetëvrasës


Policia irakiane njofton se një person vetvrasës vrau të paktën 16 vetë në një treg të qytetit verior Kirkuk.

Sipas njoftimeve të para, kryengritësit organizuan një incident të vogël për të tërhequr policët drejt këtij tregu. Pak minuta më pas, personi vetvrasës e futi makinën brenda turmës dhe aktivizoi një lëndë të madhe shpërthyese. Zyrtarët thonë se rreth 30 persona të tjerë u plagosën në këtë sulm, shumë prej tyre rëndë.

Po sot në Tikrit, kryengritësit qëlluan me një predhë mortaje e cila ra afër zyrtarëve të lartë amerikanë dhe irakianë që po merrnin pjesë në një ceremoni. Predha nuk shpërtheu. Ndërkohë, njoftohet se dy ushtarë amerikanë u vranë të shtunën në Mosul ndërsa një ushtar që punonte pranë një njësie marinsash u vra dje në Irakun perëndimor.

XS
SM
MD
LG